Pronari i restorantit italian “Verona”, Kujtim Lokaj, refugjati nga Kosova, e di se çfarë do të thotë kur humbet të gjitha, shkruan CBS News.
Lokaj, që jeton dhe punon në restorantin e tij në Dallas, SHBA, ka përgatitur ushqim për qindra të evakuuar nga uragani Harvey që ka goditur Houstonin.
Kjo ngjarje, Lokajt ia ka kujtuar veten kur është shpërngulur me vetëm një palë tesha në kohën e luftës së Kosovës në vitin 1999.
Lokaj dhe ekipi i tij i restorantit kanë përgatitur ushqim të shijshëm për 300 të evakuuar.
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...