Google ADS

Kosovari me 23 furra në Hungari e 40 të punësuar nga Kosova

07:09 | 18 Shtator 2018
Arbresh.info

Asllan Qarri, me prejardhje nga Hasi, i ka 23 furra. Jeton 100 kilometra larg kryeqytetit hungarez, Budapestit, në liqenin e njohur të Balatonit.

Në këtë zonë turistike Asllani ka furrat e tij, të cilat nuk janë furra klasike, aty mund të shërbeheni me kafe, kokteje të ndryshme, ëmbëlsira e qindra lloje të brumërave.

Ai për emisionin “Jeta” të KTV-së zbulon shumëçka, ëndrrën e tij, të cilën e realizoi te populli hungarez, marrëdhëniet e tij me këtë popull, përcjell albinfo.ch.

Asllani nuk e ka harruar popullin e tij. Ai i ka të punësuar 40 kosovarë, të cilëve ua ka rregulluar vizat e punës.

Për “Jeta” flasin edhe ata, dhe tregojnë detaje për jetën e tyre atje, dhe se a do të ktheheshin në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme