Ardhja në Kosovë i kushtoi gati trefishi i parave, të cilat i kishte planifikuar mërgimtari kosovar që u mashtrua me një biletë joekzistente nga një kompani e shitjes së biletave.
Me vetëm 185 euro, kosovari kishte prerë biletën dydrejtimëshe Dusseldorf – Prishtinë e Prishtinë – Dusseldorf nga ”Sky Ticket”, kompani kjo të cilën e kishte gjetur në rrjetin social Facebook.
Me gëzimin që po vinte në Kosovë dhe se kishte gjetur biletë me çmim të mirë, më 26 nëntor, ai u nis për në aeroport.
Por buzëqeshja iu ngri te sporteli kur punëtorja e aeroportit i kumtoi lajmin se bileta të cilën e posedonte ishte false.
Mërgimtari, i cili deshi të mbetej anonim, ka thënë se komunikimi me ”Sky Ticket” dukej aq korrekt saqë nuk i ngjallte frikën e dyshimit se edhe mund të ishte mashtrim.
Prezantimi i kompanisë në Facebook dhe mënyra se si ishte kumtuar fluturimi konkret në postimet e saj, mërgimtarit nuk po i lënin asnjë fije dyshimi se e gjitha kjo mund të ishte një skemë mashtrimi.
Mërgimtarit, të cilit nuk po i besohej se kishte rënë pre e mashtrimit të një kompanie me të cilën kishte pretenduar se ka pasur raport korrekt të shitblerjes së biletës, filloi t’i bie numrit kontaktues të ”Sky Ticket”.
Telefonin nuk po e hapte askush e në ndërkohë nga presioni se ishte mashtruar dhe po qëndronte para sportelit me një bilete false, mërgimtari reagoi dhe pagoi për një biletë të re.
Nga 29 nëntori, e mërkurë e deri të hënën, viktima e ”Sky Ticket” priti për një përgjigje. Dhe kur më në fund e mori, shpresa iu kthye se të paktën ato 185 euro do t’i kthente prapa.
Mirëpo mashtrimi zinxhiror vetëm po vazhdonte. Paratë nuk i pa kurrë.
”Sky Ticket” u sigurua që të ndërpriste çdo kontakt me mërgimtarin, duke e bllokuar llogarinë e tij dhe kështu duke pretenduar se presioni për mashtrimin e bërë do të merrte fund aty.
Mërgimtari kosovar i gjetur në një terren mashtrimi dhe humbje parash, vendosi që kompaninë të cilës dukej se nuk po i bëhej shumë vonë, ta bëjë publike kudo në rrjet, në mënyrë që të tjerët mos të binin pre e mashtrimeve të tyre.
Me kalimin e ditëve, shpresa e kosovarit se paratë e tij do t’i kthehen, po zbehet.
Ndonëse tashmë është kthyer në Gjermani, ai për klankosova ka thënë se në vizitën tjetër në Kosovë, do të trokasë në dyert e Policisë së Kosovës që ta raportojë mashtrimin.
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...