Kryetari i komunës Rufki Suma i shoqëruar nga nënkryetari Mallzum Qajani dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava kishin rast të veçantë që të urojnë për 103 vjetorin e lindjes banorin më të vjetër të komunës së Hanit të Elezit.
I lindur me 15.03.1915 në fshatin Pustenik, Rexhep Brava apo siç e quajnë Baba plak, me shëndet të mirë, dëgjim e shikim të mirë dhe i gatshëm edhe për pak shaka sot mbushi 103 vite.
I rrethuar nga familjarët e katër gjeneratave, kësaj feste të ditëlindjes së 103 të Babës plak iu bashkuan edhe zyrtarët e lartë të komunës së Hanit të Elezit për ti uruar edhe për shumë vite të tjera.
Aro e nisi vitin në stol, Ipswchi merr një pikë të vlefshme ...
Arrestohet një person në Pejë, policia i gjen dy armë, karik...
46 aeroporte në SHBA në alarm për stuhinë e dimrit
Derbi i Anglisë/ Liverpool – Manchester United, publikohen f...
Elezi: Lista Votuese dhe regjistrimi i popullsisë të shihen ...
Malisheva ndan rrugët me Gentrit Ullurin