Një 31-vjeçar nga Gjakova është arrestuar në Rinas pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë nga autoritetet kosovare.
Policia e Shtetit bën të ditur se Astrit Th., ishte kthyer në kategorinë deportiv nga autoritetet policore zvicerane pasi kishte kaluar afatin e qëndrimit.
Ai dispononte si dokument identifikimi një pasaportë biometrike shqiptare në emër të një shtetasi tjetër nga Shqipëria por me fotografinë e tij, pasaportë që e kishte bërë në Shqipëri në vitin 2011, kundrejt shumës prej 2000 euro.
“Gjatë procedurave të intervistimit nuk ishte bindës në lidhje me gjeneralitetet e pasaportës dhe pas verifikimeve të hollësishme rezultoi se ky shtetas ishte nga Kosova dhe jo nga Shqipëria. Pas verifikimit të gjeneraliteteve të sakta, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi Gjykata e Gjakovës e kishte dënuar në mungesë me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, njofton Policia e Shtetit, raporton TCH.
Astrit Th., u transferua në PKK Morinë tek autoritetet Kosovare për veprime të mëtejshme./Top Channel/
Yamal: Rroftë Barca, tani le të shkojmë dhe ta fitojmë La Li...
Kurti: ‘Fest 2’ dëshmi që Kosova po bën organizime reprezent...
Sfiduese, tërheqëse, misterioze: Gjithçka që duhet të dish p...
Kopshti i parë me Al do t’iu lejojë të flisni me bimë
Kripë, ujë dhe limon për ta ndalur migrenën
Rama pritet edhe me protestë nga diaspora në Nju Jork