Kosovari i gjetur në makinën e shkrumbuar rezultonte i zhdukur nga 29 prilli

18:44 | 5 Maj 2018
Arbresh.info

Makina me targë të Kosovës 02 960 SN hyri në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës më 29 prill.

Sot, më 5 maj, automjeti u gjet i shkrumbuar mes barishteve në një tokë, në fshatin Derven të Fushë-Krujës, rreth 250 metra larg rrugës kryesore të automjeteve.
Brenda saj u gjet i karbonizuar një trup i pajetë njeriu.

Policia e ka të pamundur të identifikojë se për kë bëhet fjalë, madje është i padallueshëm nëse trupi i përket një femre apo një mashkulli, për shkak se është shkrumbuar totalisht.

Lajmi.net merr vesh se viktima është Xh. O. nga Vushtrria i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 29 prilli, data kur edhe ka hyrë në territorin e Shqipërisë.

Ai udhëtoi për në Shqipëri me veturën e tipit Volkswagen Touran.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme