Kosovari ekstradohet nga Polonia

09:40 | 24 Maj 2019
Arbresh.info

Mbrëmjen e së enjtes një person është ekstraduar nga Policia në Kosovës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari kishte arritur në aeroportin e Prishtinës rreth orës 19:00, shkruan arbresh.info.

“Aeroporti Adem Jashari 23.05.2019 – 19:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, është ekstraduar nga Polonia i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari është dërguar në mbajtje deri sa të dalë në gjykatë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme