Prokuroria Publike e Soloturnit ka ngritur akuzë ndaj një kosovari 35 vjeçar për shkelje të ligjit mbi lëndët narkotike. Ai ngarkohet se ka shitur mbi 40 kilogramë heroinë në regjionin e Oltenit, Kantoni Soloturn, shkruan solothurnerzeitung.ch.
Por rasti në të cilin është ai i përfshirë është shumë më kompleks. Hetimet rreth një rrjeti të drogës në regjionin e Oltenit janë duke u zhvilluar që nga viti 2011, ka bërë të ditur Prokuroria Publike e Soloturnit, përcjell albinfo.ch. Ndërsa personi në fjalë konsiderohet kreu i këtij rrjeti.
Në kuadrin e hetimeve të përmendura janë arrestuar 16 persona, me ç`rast janë konfiskuar edhe shumë materiale që shërbejnë si dëshmi.
Ndërsa kosovari i akuzuar konsiderohet se ka pasur rolin qendror në këtë rrjet. Ai, i ka shërbyer edhe personalisht klientët vetëm në rastet kur droga e kërkuar nga ta ka arritur një sasi të caktuar. Ndërsa sasitë më të vogla të drogës i ka shpërndarë përmes ndërmjetësuesve.
Prokuroria e Solothurnit, në lidhje me këtë rrjet droge ka iniciuar tashmë ndjekje penale ndaj më shumë se 70 personave. 15 prej tyre kanë marrë ndërkohë dënimet në mes nëntë muaj dhe gjatë vjet burg, përcjell albifo.ch. Veç kësaj, në janar të këtij viti një personi i është shqiptuar dënimi prej tetë vitesh burg, por ky dënim ende nuk është i plotfuqishëm.
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...