Musa Hoxha, mjek në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, në një intervistë për Ekonomia Online, bën të ditur se incidenca sillet rreth 40 raste të reja për 100 mijë banorë.
Ai thotë se pavarësisht se mungon kancer-regjistri, numri i personave të prekur me kancer të mushkërive sillet nga 600 deri në 700 brenda një viti.
“Sa i përket numrit të rasteve, për çdo ditë kemi të bëjmë me diagnostikimin e kancerit të mushkërive. Mirëpo në Kosovë ne nuk kemi kancer regjistër dhe nuk kemi numër të saktë të pacientëve që diagnostikohen gjatë vitit. Edhe pse Kosova ashtu edhe Turqia nuk kanë kancer regjistër, diku incidenca edhe te duhet të sillet rreth 40 raste të reja për 100 mijë banorë. Brenda vitit duhet me qenë dikur rreth 600 apo 700 raste. Mirëpo nuk kemi të dhëna të sakta sa i përket kancerit të mushkërive të rasteve të reja me kancer”, tregoi pulmologu Hoxha.
Hoxha më tutje, tha se në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka numër më pak të sëmurëve me kancer të mushkërive. Në bazë të incidencës, Hoxha thekson se Hungaria prin me numrin më të madh të të sëmurëve me kancer, duke pasuar pastaj nga Serbia e cila renditet në vendin e dytë.
“Mirëpo në bazë të incidencës do të thotë numrit të të sëmurëve në 100 mijë banorë numrit të sëmurëve, rasteve të reja të sëmurëve nga kanceri i mushkërive në 100 mijë banorë në bazë të vendeve përreth është që prin Hungaria diku me 56 raste në 100 mijë banorë, pason Serbia dhe shtet përreth Mali Zi, Greqia dhe Turqia”, tregoi Hoxha.
Sipas tij, viteve të fundit është rritur numri i rasteve të reja me kancer të mushkërive, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë botën.
“Viteve të fundit, numri është në rritje sa i përket në përgjithësi neoplazmave në organizëm sidomos kanceri i mushkërive është në rritje jo vetëm në vendin tonë por në përgjithësi edhe në vendet e rajonit dhe në botë. Tash diku mendohet se gjatë vitit janë 2 milionë çdo vit të diagnostikuar raste të reja me kancer të mushkërive”, theksoi pulmologu.
Ai përmendi edhe disa nga shkaktarët kryesorë të këtij lloj kanceri, nga duhanpirja e deri te azbesti.
“Shkaktarët kryesorë të kancerit të mushkërive është duhanpirja, por kemi edhe faktorët endogjenë, siç është faktori gjenetik por janë edhe faktorët e ndotjes, do të thotë ndotësit e ajrit dhe gazi i radonit i cili del nga brendësia e tokës dhe elementet radioaktive. Një prej shkaktareve është edhe azbesti”, tregoi tutje Hoxha.
Diçka që vlen të përmendet sipas Hoxhës, është që simptomat te këta pacientë shfaqen gjithmonë vonë.
“Sa i përket kancerit të mushkërive jo vetëm në vendin tonë edhe në vendet më të zhvilluara perëndimore bëhet diagnostikimi i vonshëm për shkak se shenjave që na japin janë të vonshme. Së pari një kollë që zgjat mbi 4 javë, sidomos edhe kur fillon kolla me rrema gjaku, do të thotë këlbazë me gjak, mandej shkon dhimbja e kraharorit, lodhje, plogështi, humbje peshe. Këto janë simptomat të cilat na japin shenja se është duke u zhvilluar diçka. Por, diagnostikimi i mirëfilltë fillon nëse bëhet një rëntgen i mushkërive”, theksoi ai.
Hoxha bëri të ditur se 99 për qind e kancerit të mushkërive është me prognozë malinje, mirëpo që rastet të cilat mund të operohen jetëgjatësia e tyre është deri në pesë vjet.
Të gjitha rastet me kancer të mushkërive, pas diagnostikimit, për trajtim të mëtutjeshëm dërgohen në klinikën e Onkologjisë në QKUK.
Kanceri i mushkërive bën pjesë në grupin e parë sa i përket kancereve në përgjithësi në organizëm te meshkujt, kurse te femrat hyn diku në grupin e tretë.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...