Google ADS

Kosovarët u kthyen nga Siria me ndihmën e ushtrisë amerikane

07:18 | 21 Prill 2019
Arbresh.info

Kosova sot ka kthyer 110 banorë nga Siria, shumica gra e fëmijë, në mesin e tyre edhe luftëtarë.

Grupi i të kthyerve përbëhej nga 74 fëmijë, 32 gra dhe katër burra që dyshohet se luftuan për Shtetin Islamik, të cilët u arrestuan pas mbërritjes.

Sipas raportimeve të BBC-së, thuhet se kosovarët u kthyen me ndihmën e ushtrisë amerikane.

“Ata u kthyen me ndihmën e ushtrisë amerikane, para se policia t’i shoqëronte në një kazermë pranë Prishtinës”, thuhet në raportimin e tyre, përcjell në shqip albinfo.ch.

Ndërkaq, çështja e riatdhesimeve është bërë më e bujshme qysh prej rënies së ISIS-it.

Kthimin e kosovarëve nga Siria e ka konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, përcjell albinfo.ch.

Ai ka premtuar se do të sjellin edhe qytetarët e tjerë. Ndërkaq, sipas policisë së Kosovës, edhe 30 luftëtarë kosovarë, 49 gra e tetë fëmijë janë ende në zonat e konfliktit në Siri e Irak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme