Muajt e verës na kanë ofruar pemë dhe perime të freskëta, por tani ka ardhur koha për t’i ruajtur dhe përgatitur ato në forma të shijshme për dimrin që po vjen.
Në zemër të traditave të ushqimit shqiptar, turshitë dhe ajvari mbajnë një vend të veçantë, duke qenë gjithmonë prezentë në sofrën kosovare.
Këto dy ushqime gjithmonë sjellin shije dhe kujtime nga e kaluara.
Miradie Ramadani, 64 vjeçare nga Krusha e Madhe, prej shtatë vjetësh merret me përpunimin e turshive dhe konservimin e specave të ndryshëm.
Ajo e ka rikthyer këtë punë në biznes për mbajtjen e familjes së saj.
Për Arbresh.info, ajo tregon kohën më të përshtatshme për përgatitjen e tyre, si dhe mënyrën se si përgatiten ato.
“Jam 64 vjeçare merrem që shtatë vite me përpunimin e turshive, me konservimin e specave të ndryshëm. Turshia përgatitet me kripë, sheqer, konservane, uthull 9 për qind. Specat i marrim nëpër fshatra dhe rreth fshatit. Koha më e mirë për t’i përgatitur turshitë është shtatori dhe tetori këto dy muaj është konservimi i specit. Për një kohë më të gjatë turshia duhet të ruhet me e pas ambientin të vakët dhe këto qëndrojnë 24 muaj”, thotë ajo.
Ramadani thekson se turshitë duhet të qëndrojnë për 10 ditë deri në dy javë para se të konsumohen.
“Përgatisim të gjitha llojet e turshive, sallata, tranguj, domate, përdorim po shumë jo p.sh. 10 kg ujë me 5 gram, vetëm për t’i jap shije. Turshitë që përdoren më së shumti janë domatet, speci trangujt. Turshia që e bëjmë ne qëndron 24 muaj. Turshitë para konsumit duhet t’i lemë 10 ditë ose dy javë, më shumë jo”, shton ajo.
Ramadani thotë se kërkesa për turshi, sidomos për ajvar, është e madhe në Kosovë.
“Në Kosovë ka mjaftë kërkesa, kam kërkesa edhe të ajvarit. Ne sezonës ja kemi nisur në korrik ndërsa vitin e kaluar ja kemi filluar nga muaji gusht”, përfundon ajo.
Ndryshe, për shkak të procesit të fermentimit, turshit janë burime të mira bakteresh që mund të ndihmojnë në balancimin./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...