Kryetari i Asociacionit për Arsim dhe Aftësim Profesional të Kosovës Shkëlzim Murtezi, tha komisioni i krijuar për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e astronomisë është shumë i rëndësishëm për Kosovën.
“E kemi parë se ka pasur organizim rreth astronomisë, por jo edhe në aspektin shtetëror, për këtë kemi dhënë ide që të krijohet komisioni për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e astronomisë. Ne kemi pasur kontakte me Agjencionin Evropian të Hapësirës, si dhe institucionin gjerman”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij komisioni për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e astronomisë, do të përbëhet nga njohës të fushës.
“Mund të llogarisim si hobi, por obligim e kemi që të jemi pjesë e zhvillimeve në fushën e astronomisë dhe të jemi pjesë e shkencës botërore. Për këtë Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional të Kosovës, ka vendosur të mbështes profesorët për këtë fushë”, theksoi ai.
Murtezi, bëri me dije se në Universitetin e Prishtinës mësohet lënda e astronomisë për një periudhë të shkurtër, si dhe në gjimnaze. Ai tha se GIZ-it gjerman ka mbështetur me teleskop disa shkolla.
“Komisioni i krijuar për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e astronomisë, do të jap ide konkrete dhe do të shikojë mundësinë për të bashkëpunuar dhe të përkrahur ata që janë të interesuar për këtë fushë”, theksoi ai.
Sipas tij Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional të Kosovës, do të shikojë mundësitë për të kërkuar nga institucionet vendore e ndërkombëtare për të zhvilluar këtë fushë./rtk
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...