Gjatë periudhës Janar-Maj 2018, Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar mbi 1000 leje për përdorimin e armëve për qytetarët e Kosovës.
Sipas kësaj ministrie lejet për përdorimin e armëve, janë lëshuar brenda kornizave dhe ligjeve në fuqi që e rregullojnë këtë fushë.
MPB, në një përgjigje për indeksonline ka treguar se numri i përgjithshëm licencave për periudhën 5 mujore të këtij viti është 1200.
Ndërsa në total gjatë vitit 2017 kjo ministri ka lëshuar plot 5414 leje për përdorimin e armëve.
“Ju njoftojmë se gjatë periudhës Janar-Maj 2018 numri i lejeve të lëshuara është rreth 1200, ndërsa gjatë vitit 2017 numri i lejeve të lëshuara është 5414”, thuhet në një përgjigje të shkurtër nga MPB.
Në anën tjetër bazuar në shifrat Doganës së Kosovës, për importin e armëve del se për kosovarët revolverët janë arma më e pëlqyer se sa ato të gjahut.
Janë mbi 5000 armë që kanë arritur të importohen në Kosovë gjatë 2017-ës duke përfshire edhe muajt e parë të këtij viti.
Bëhet fjalë për armët që hyjnë në mënyrë legale në përputhje me ligjet ekzistuese nga kompanitë e licencuara nga autoritetet e shtetit.
Vetëm gjatë muajve Janar-Maj 2018, Dogana ka regjistruar të jenë importuar 1190 armë të kalibrave të ndryshëm.
Në një përgjigje për Indeksonline, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e këtyre armëve të deklaruara me sasi të importuara është rreth 100,000 euro vetëm gjatë pjesë së parë të këtij viti.
Ndër llojet më të importuara të armëve del të jenë revolverët, ku sipas statistikave gjatë vitit të kaluar doganat kanë regjistruar 2.375 cope.
Llojet tjera si pushkët sportive, të gjuetisë apo të garave të qitjes radhiten në vendin e dyte me 957 cope të importuara.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...