Për seksin, në Kosovë flitet me turp. Por interesimi i kosovarëve për pornografinë duket të jetë shumë i lartë. Gati gjysma e të rinjve një herë në javë vazhdojnë të shikojnë porno.
Kështu tregojnë të dhënat e organizatave që monitorojnë këtë fushë. Ndërsa sociologët dhe psikologët alarmojnë se shumë pak po punohet për edukimin e gjeneratave të reja rreth ndikimit psikologjik që kjo industri mund të ketë tek ta.
Interneti dhe platformat televizive kabllore sipas tyre po i vënë në kontakt më të lehtë qytetarët me pamje pornografike, qoftë në programet e veçanta apo edhe përmes filmave të cilët përmbajnë një dozë të lartë të pamjeve erotike.
Filmat erotik, janë të parët në listën e kërkimeve të kosovarëve në faqet e internetit ku publikohen
Madje në njërën prej platformave televizive kabllore tregojnë se klientët e tyre ankohen kur lista e këtyre filmave ndryshohet.
Kërkesën e madhe të kosovarëve për pornografinë e dëshmon edhe trendi i kërkimeve në Google. Porno ishte ndër fjalët më të kërkuara në vitin 2013 në Google Trend nga të gjithë përdoruesit në territorin e Kosovës.
Por, më alarmante situata duket të jetë tek grupmoshat e reja.
Të dhënat e Organizatës për Studime të Avancuara FIT po tregojnë interesimin e lartë të të rinjve për pamje erotike e pornografike.
Rezultatet e arritura në vitin 2016 nga FIT tregojnë se 38 për qind e fëmijëve të anketuar nga mosha 12 deri 15 kanë shikuar pamje të tilla, ndërsa 41 për qind kanë shikuar të paktën një herë në javë.
Organizata FIT thotë të mos kenë mundur të bëjnë shumë lidhur me vetëdijesimin e njerëzve për këtë çështje, pasi kanë pasur mungesë të donatoreve.
Ndërkaq, sociologu Ferdi Kamberi mendon se të dhënat e prezantuara nga kjo organizatë janë akoma më të larta se sa janë përgjigjur adoleshentët. Kjo sipas tij tregon se shoqëria kosovare përballet me një sërë problemesh në mesin e tyre edhe me këtë problem i cili mund të ketë pasoja të mëdha në zhvillimin e personalitetit të tyre.
“Ne konsiderojmë se kemi një strukturë të shoqërisë e cila është me e reja në Evropë dhe ka nevojë për një edukim të mirëfilltë. Megjithëse, kurrikulat shkollore kanë nevojë për reforma më të thella, në mënyrë që të rinjtë të mësojnë jo vetëm për edukimin seksual, por edhe atë moral, familjar, fetar, filozofik, social dhe të jenë në gjendje t’i analizojnë vet fenomenet në fjalë”, thotë Kamberi.
Ai vlerëson se në Kosovë mungojnë kuadrot e tillë, për shkak të ndikimit të një sërë faktorëve, por edhe çështjeve të tilla komplekse për shkak të patriarkalitetit dhe së drejtës zakonore, “si dhe asaj që së fundi janë hequr pothuajse të gjitha lëndët shoqërore nga shkollat, gjë që konsiderohet si element destruktiv i edukimit në Kosovë”.
Sipas Kamberit mungesa e komunikimit në familje është një nga faktorët kryesor që i shtynë adoleshentët të shikojnë pornografi./Gazeta Fjala
Përveç kësaj mungesa e trajtimit të temave të tilla në mjedisin shoqëror, kureshtja, ndikimi i rrjeteve sociale dhe mediave të cilat shfaqin skena të tilla, mungesa e respektimit të kodit etik nga mediat me shenjën +18 të filmave edhe atë në mes të ditës, janë faktor tjerë që qojnë të rinjtë drejtë pornografisë.
Sipas psikologut, Naim Telaku edukimi seksual është përcaktues kryesor në shëndetin mental të fëmijëve.
Ai vlerëson se pamjet e tilla janë një prej faktorëve që qojnë drejt dhunimit apo për të qenë vetë viktima të dhunimit.
“Kur fëmijët, në mënyre aq brutale i mësojnë gjerat, e para sa i përket raporteve seksuale, atëherë, në të shumtën e rasteve, kjo qon në një keq përshtatje si në aspektin në fjalë, por gjithashtu edhe ne shume aspekte te tjera te ndërlidhura me te”, thotë Telaku.
Sipas tij, ndikimi vazhdon edhe në çrregullimin e jetës pasi fëmijët kanë rritje të ankthit, sjellje jo adekuate seksuale ndaj te tjerëve e vështirësi në formimin e identitetit.
Ai thotë se arsyeja që fëmijët janë të shtyrë drejt këtyre pamjeve është nga vet përmbajtja e internetit, për të cilën thotë se 80 për qind e saj është me përmbajtje pornografie, si dhe nga modeli i të rriturve dhe modeli i tyre.
Megjithatë, pavarësisht kalimit të viteve këto tema, sipas njohësve të fushës ende mbeten tabu për pjesën më të madhe të popullsisë në Kosovë.
Përgjegjësin sipas sociologut Kamberi e bartë prindi pavarësisht arsyeve. Sipas tij vetë statistikat e tregojnë këtë.
“…mund të vijmë në përfundim se prindërit janë të pa përgjegjshëm për sa i përket një monitorimi të fëmijëve të tyre mbi shikimin e pornografisë”, thotë ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...