“E kam përmendur edhe në një intervistë se qitja me armë është traditë shqiptare, me të vërtetë është traditë e hershme shqiptare”, kështu ka deklaruar ditë me parë vet kryeministri Ramush Haradinaj, kur ishte pyetur për gjuajten me armë të zyrtarëve të shtetit në një odë.
E që kosovarët i duan armët dhe kanë dëshirë t’i mbajnë ato në shtëpitë e tyre, e dëshmojnë edhe shifrat e institucioneve të sigurisë.
Aktualisht në tërë Kosovën, janë afro 300 mijë armë që gjenden në duart e qytetarëve, por që nuk kanë leje për përdorimin e tyre.
Vetëm 50 mijë prej tyre janë të regjistruara.
Së paku kështu thonë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për Gazetën Fjala. Sipas MPB-së, shumica e këtyre armëve janë për gjueti dhe shejtari.
“Armë të regjistruara në Kosovë janë rreth 50.000 dhe shumica nga to janë armë për gjueti dhe shejtari, Kategoria B C dhe D”, kanë thënë nga MPB-ja.
E për çdo vit, Policia e Kosovës konfiskon rreth 1 mijë e 500 armë pa leje.
“Armë ilegale në vend llogaritet të jenë rreth 230.000 dhe Policia e Kosovës konfiskon çdo vit rreth 1500 armë”, thuhet në përgjigjet e MPB-së, drejtuar Gazetës Fjala.
Mbi 1 mijë armë të konfiskuara çdo vit
Se konfiskohen mbi 1 mijë armë për çdo vit, këtë e konfirmojnë edhe vet Policia e Kosovës për Gazetën Fjala.
Në Polici thonë se përmes operacioneve policore, çdo vit konfiskohen rreth 1200 deri në 1500 armë. Thonë se kanë lanësuar në vazhdimësi fushata vetëdijsuese për rrezikun që paraqesin armët ilegale dhe posedimin apo përdorimin e kundërligjshëm të tyre.
“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore në vazhdimësi ka ndërmarr veprime konkrete në funksion të krijimit të një sigurie më të madhe për qytetarët duke konfiskuar edhe një sasi të konsiderueshme të armëve, mjeteve të pashpërthyera dhe municioneve të ndryshme gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës”, thuhet në përgjigjet e Policisë drejtuar Gazetës Fjala.
Për numrin e armëve që ka në pronësi Policia e Kosovës, ata nuk janë deklaruar.
“Rreth armëve që posedojnë PK e FSK janë armë të kalibrave të ndryshme.”
Poashtu inkurajojnë qytetarët, që nëse kanë informacione të cilat mund të qojnë në identifikimin apo gjetjen e armëve që e cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë Policinë.
“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione relevante të cilat mund të qojnë në identifikimin apo gjetjen e armëve, municioneve apo mjeteve tjera të rrezikshme që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë Policinë, të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe veprime të nevojshme do të ndërmerren sipas ligjeve në fuqi”, thonë nga PK-ja.
Armët ilegale, rrezik për sigurinë e përgjithshme
Numri kaq i madh i armëve ilegale në duart e qytetarëve, nga njohës të sigurisë po vlerësohet si rrezik për sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe në veçanti për vetë qytetarët.
Madje, sipas tyre armët ilegale janë një prej problemeve kryesore që e ka aspekti i sigurisë publike në Kosovë.
Eksperti për çështje të sigurisë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë, tanimë zëvendësministër në MFSK, Burim Ramadani, kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se posaçërisht përdorimi i armëve nga të miturit mbetet mjaft shqetësuese për sigurinë në vend.
“Nga raporti i UNDP-së llogaritet që janë 350 mijë armë të vogla dhe të lehta në formë ilegale në duart e qytetarëve. Policia disa herë ka shkatërruar një numër të tyre , prezenca mbetet jashtëzakonisht e madhe”.
Sipas Ramadanit janë dy mënyra të ndryshme për ta larguar këtë dukuri.
“E para është rritja e vetëdijesimit sidomos tek prindërit, që të mësojnë fëmijët e tyre për pasojat e armëve ilegale, si dhe të ndërtohet një program nacional kombëtar për të shkëmbyer armët ilegale me elemente tjera, që mund t’i hyjnë në punë familjeve”, kishte thënë Ramadani.
Ndryshe, posedimi i armëve në Republikën e Kosovës rregullohet me ligj, prandaj edhe bartja apo posedimi i tyre në mënyrë të kundërligjshme është e sanksionuar me ligj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...