Monako është vendi më i vjetër në botë sa i përket moshës mesatare, ndërsa Kosova renditet në vendin e 126-ta, me një moshë mesatare 28.7 vjeç.
Monako është i vetmi vend ku mosha mesatare është mbi 50 vjeç.
Ndërsa vendi me moshën mesatare më të re në botë sipas CIA World Factbook është Nigeria, me 15.3 vjeç. Ndërsa Shqipëria renditet 96-ta me moshën mesatare 32.5 vjeç, shkruan lajmi.net.
Me këtë statistikë, vërtetohet se kosovarët janë populli më moshën më të re jo vetëm në Evropë, por edhe me gjerë.
Ndërkaq, mosha mesatare në Serbi është gati gjysmë shekulli.
Nga harta bie në sy se sa e vjetër është Evropa krahasuar me vende të Afrikës apo Azisë juglindore. Ndërsa vendet afrikane kanë një moshë mesatare mjaft të vogël, që renditet mes 15-19 vjeç.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...