Mielli i Serbisë dita ditës po zvogëlohet nëpër kuzhinat e kosovarëve.
Kjo pasi nevojat e vendit për këtë produkt bazë të ushqimit po përmbushen nga prodhimi vendor e nga importi i vendeve tjera.
Për këtë ndikuan edhe masat e marra nga institucionet kosovare.
Në fakt masat mbrojtëse të Kosovës ndaj produkteve vendore kanë filluar që nga viti 2017.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte marrë vendim për vënien e tarifës prej 4 centësh për miellin e importuar nga Serbia.
Edhe taksa 100 për qind e vendosur në fund të vitit 2018 ndaj këtyre produkteve kanë bërë që të bie importi i miellit nga Serbia dhe Bosnjë- Hercegovina.
Në bazë të dhënave nga Dogana e Kosovës gjatë dy viteve të fundit Kosova ka importuar rreth 35 milionë kilogramë miell nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina.
Vetëm në vitin 2017 janë importuar rreth 25 milionë kilogram miell nga këto dy vende.
Trendi i importit ka rënë në vitin pasues.
Në vitin 2018 Kosova ka importuar miell përgjysmë nga këto vende apo saktësisht 11 milionë kilogram.
Edhe ky import i miellit nga këto dy vende është bërë kryesisht në 9 mujorin e parë të vitit.
Pas fillimit të aplikimit të taksës 100 për qind për këto dy shtete më 21 nëntor importi i miellit sikurse i produkteve tjera po thuajse është ndaluar.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Grurit dhe Mullinjve, Muhamet Farizi për gazetën inFokus ka thënë se mullinjtë e vendit kanë kapacitet të prodhojë miell për shtatë milionë banorë.
“Në Kosovë kemi 52 mullinj. Në funksion të përhershëm janë 32 mullinj që punojnë tërë vitin por megjithatë kapaciteti i tyre shfrytëzohet prej 25 deri në 30%. Të gjithë këta mullinj kanë kapacitet për të prodhuar miell për 7 milionë banorë”, ka thënë Ferizi për inFokus.
Sipas tij importi i miellit nga Serbia është bërë si shkak i dy faktorëve.
“Ne e kemi importuar prej Serbisë grurin dhe miellin për arsye të afërsisë së shtetit dhe çmimi i lirë. Serbia ka bërë konkurrencë me çmimin e miellit vendor duke e furnizuar vendin me një çmim më të lirë te miellit sesa që shitet në Serbi” ka thënë ai.
Në bazë të raportit “Importi i miellit 2017-2018” Kosova importon miell edhe nga Greqia, Italia,Turqia, Holanda, Gjermania.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...