Google ADS

Kosovarët në Austri shtyhen cili ka përparësi në trafik, gjëra të tmerrshme ndodhën më pas

09:18 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Një sherr që ka shpërthyer në mes të disa personave që ngisnin automjetet e tyre në Graz, natën e mbrëmshme është përshkallëzuar duke shkaktuar një të lënduar rëndë.

Bëhet fjalë për një konflikt në mes të një kosovari 49 vjeçar që ngiste një mercedes të zi dhe tre personave, vëllezër mes vete, po ashtu kosovarë në makinën tjetër, shkruan orf.at.

I pari ka goditur me qëllim dhe disa herë radhazi me makinën e tij makinën e tre personave tjerë. Njëri nga këta tre pësoi lëndime të rënda ndërsa dy të tjerët janë lënduar lehtë.

Duke goditur makinën e përmendur, sulmuesi ka shkaktuar dëmtimin edhe të një makine tjetër që nuk kishte të bënte me konfliktin.

Ngasësi i kësaj të fundit dhe dy të tjerët që ishin në makinë, kanë pësuar lëndime të lehta.

Të gjithë, 6 të lënduarit janë transportuar në spital. Ndërsa personi që ka sulmuar me makinën e tij tre kundërshtarët, është arrestuar nga policia, përcjell albinfo.ch .

Motivi i zënkës ende nuk është i njohur për policinë.

Por hetimet e deritashme tregojnë se zënka kishte filluar nga mospajtimi në mes të ngasësve se e kujt është përparësia në komunikacion.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme