Kosovarët ia mësyjnë Vlorës për 28 nëntor

13:38 | 28 Nëntor 2021
L G

Në festën e 28 Nëntorit Vlora si çdoherë është zbukuruar me flamujt kombëtar, raporton arbresh.info.

Edhe kësaj radhe qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur këtë qytet historik si destinacionin e parë për të bërë nderime dhe festë, pikërisht në vendin muze ku qëndron edhe shtëpia e Ismajl Qemaili heroit kombëtar, i cili në vitin 1912 ngriti flamurin në Vlorë, raporton arbresh.info.

Disa qytetarë ndan përjetimet dhe gëzimet e tyre me arbresh.info si dhe nuk hezituan t’i urojnë të gjithë shqiptarët anë e mban botës ditën dhe muajin më të shenjt në shqiptari.

Kujtojmë që më 28 Nëntor festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit, dalja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./S.D/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme