Raportimet për kosovarët e vrarë në Siri si pjesë e organizatave terroriste, policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime lidhur me vërtetësinë e vrasjes së tyre.
Dyshimet ekzistojnë se ata kanë falsifikuar vrasjet e tyre në mënyrë që t’u iket ndjekjes së autoriteteve pas kthimit të tyre në Kosovë.
Lajmi i bujshëm për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit në Siri apo i njohur ndryshe me emrin Abu Abdullah al Kosova, ka ngjallur reagime të ndryshme në vendin tonë. Por, për autoritetet e sigurisë dhe ekspert të kësaj çështje ky lajm mund të jetë edhe i rremë.
“Bazuar në procedurat ligjore të gjithë kosovarët që kanë udhëtuar dhe janë përfshirë në zonat e konfliktit ndaj tyre zhvillohen hetime dhe asnjë person nuk mund t’i ikë përgjegjësisë penale sipas ligjeve në fuqi. Policia e Kosovës nga burime të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e disa shtetasve Kosovar, ne rastin konkret edhe te dy personave ne fjale . Mirëpo referuar situatës në Siri dhe zonat e konfliktit, Policia e Kosovës nuk posedon dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tyre. Megjithatë, lidhur me çështjen janë duke u grumbulluar informacione”, thuhet në përgjigjën e policisë së Kosovës dhënë për Indeksonline.
Ndërkaq, eksperti i fushës së sigurisë profesor Avni Islami në një prononcim për Indeksonline ka thënë se lajmet qe na vinë nga lindja e mesme , për vrasjen e luftëtarëve të ISIS e të cilat ato informata i plasuan edhe familjaret e tyre, dyshimet ekzistojnë se sa janë të sigurta ato informacione lidhur me vrasjen luftëtarëve Xhihadist.
“Për derisa një informacion nuk vërtetohet nga institucionet përgjegjëse te shtetit , pra qoftë te shtetit ku zhvillohen luftimet apo edhe nga institucionet e shtetit te Kosovës , unë shpreh dyshimet e mia , se këto lajme shume lehtë mund te mos janë te sakta, madje unë shpreh dyshime se mu në këto momente kur dikush shpallet i vdekur te kemi kujdes të shtuar sepse praktika e ndryshme na kane mësuar se shpesh here kur janë shpall të vdekur për qëllime te caktuara ma vonë del te zbulohet e vërteta”, ka thënë ai.
Njohësi i çështjeve të sigurisë ja shtuar se duhet pas kujdes jo vetëm Kosova por i terë Ballkani te ketë kujdes e sidomos shërbimet inteligjente qe te jenë më të kujdesshme të përcjellin, vëzhgojnë dhe te mbahen nen kontroll te gjithë ata dyshuar për terrorizëm.
“Nuk duhet te injorohet situata pas humbjeve te panumërta qe ka pësuar ISIS-i , ata tash janë të shpërndarë dhe mund ti ketë edhe Kosove e te cilët mund te organizojnë ndonjë sulm e sidomos kundër ndërkombëtareve që janë prezent në Kosovë”, ka thënë Islami.
Policia e Kosovës gjithashtu ka konfirmuar se është duke bërë përpjekje që të vërtetoj raportimet e djeshme në media rreth vrasjes së një kosovari në luftimet në Siri.
Kosovari 29 vjeçar Blerim Podvorica raportohet ta ketë vrarë veten derisa me veturën e tij të mbushur me eksploziv, sulmoi një turmë ushtarësh të Assadit në Tedmur të qytetit perëndimor të Sirisë, Homs.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...