Përpos veriut, pjesë kjo e vendit rrymën e së cilës e paguan të gjithë qytetarët pa dallim, kosovarët po e paguajnë edhe dëmin nga bllokada e Serbisë për lëshimin e linjës 400 -kilovoltëshe me Shqipërinë.
Zyrtarë të KOSTT-it thonë se nëse do të ishte në funksion, çmimet e faturave do të ishin më të vogla. Shoqëria civile ka ngritur alarmin ndaj paralajmërimeve për ndryshim të marrëveshjes që, sipas tyre, do të jetë në dëm të Kosovës.
Shoqëria civile ka bërë thirrje që një propozim i tillë të mos pranohet assesi, pasi e njëjta është në disfavor të Kosovës, raporton KTV.
Andaj, u kanë bërë thirrje institucioneve të vendit që të angazhohen më fuqishëm në zhbllokimin e situatës, nga e cila Kosova po humb shumë. Në Operatorin e Sistemit Transmisionit dhe Tregut- KOSTT, nuk kanë ndonjë informacion për ndonjë propozim të ri, por thonë se ndërhyrjet e Serbisë në rrjetin energjetik të Kosovës janë të vazhdueshme.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës