Punëtorë të Komunës së Rahovecit janë helmuar në Durrës.
Anëtari i kryesisë së AAK-së Smajl Latifi ka treguar se 13 punëtorët që ishin për fundjavë në Durrës, kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkrimi i plotë i Latifit në Facebook:
Me shqetësim e mora lajmin e helmimit të punëtorëve të Komunës së Rahovecit, të cilët ishin për pushim këtë fundjavë në Durrës.
Jam informuar se ata pasi kanë konsumuar drekë në një restorant në Durrës, kanë hasur në shenja helmimi dhe janë dërguar në emergjencë.
Janë 13 punëtorë që janë helmuar, ku pesë prej tyre tashmë janë liruar, kurse tetë të tjerë vazhdojnë trajtimin mjekësor, jashtë ndonjë rreziku.
U uroj punëtorëve shërim sa më të shpejtë dhe kthim në vendin e tyre të punës.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit