Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, ka folur për raportet e Kosovës me shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.
Pacolli ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, ka thënë se Greqia e Sllovakia nuk do të përbëjnë pengesë për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se në takime që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë sllovakë e grekë ka marrë garanci se Sllovakia e Greqia “nuk do ta pengojnë Kosovën në rrugëtimin e saj”.
Përkundrazi, Pacolli ka thënë se këto dy shtete “do ta mbështesin” Kosovën.
Pacolli, i cili udhëheq Aleancën Kosova e Re, ka paralajmëruar se Kosova do të hap zyre në një të ardhme të afërt në Sllovaki dhe në Greqi.
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb