Sot, 1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë të Kosovës me të drejtë vote pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të vendosur se kush do t’i përfaqësoj politikisht për katër vitet e ardhshme.
Të gjitha institucionet janë angazhuar për të zhvilluar sot një proces zgjedhor transparent dhe demokratik.
Presidenti, HashimThaçi beson se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, demokratike e fer dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe sot.
“Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë.”
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, vazhdimisht ka theksuar se afati i shkurtër rrezikon lëshime në procesin e zgjedhjeve.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, shkruan arbresh.info.
“Jemi në rugë të mbarë drejt përmbushjes së obligimeve tona. Dua të garantoj se KQZ mbetet e vendosur se do të punoj pareshtur për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve ashtu siç kërkohet me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi si dhe me standardet ndërkombëtare,” pati garantuar Daka në ditën e hedhjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.
Policia me përgatitje serioze dhe specifike
Edhe policia e Kosovës do të jetë e gatshmë gjatë procesit të sotëm zgjedhor.
Naim Rexha zëvendës drejtor i përgjithshëm i operacionëve nga Policia e Kosovës ka thënë se ky institucion ka bërë përgatitjet serioze dhe specifike lidhur me mandatin qe ka për këtë.
“PK menjëherë i ka filluar kontaktet me nënshkruesit e memorandumit të bashkëpunimit në kuadër të të gjitha institucionet tjera në kuadër të detyrave që kanë. Janë katër faza që ne do ti mbikqyrim si përgatitja, fushata zgjedhore, dita e zgjedhjeve dhe periudha pas zgjedhjeve”, ka thëne ai.
Policia ka nxjerurr përfundimin se ka ndjekur 963 tubime publike të subjekteve politike, shkruan arbresh.info.
Dënime më të ashpra në rast keqpërdorimi të votës
Laura Pula kordinatore nacionale për zgjedhje nga zyra e Prokurorit të Shtetit ka thënë se mbështetja e ambasades amerikane ka qenë shtyësi kryesor që zgjedhjet e vitit 2013-2014 të jenë të suksesshme.
Sipas saj dënimet janë më te ashpra, shkruan arbresh.info.
“Komisionerët dhe anëtarët tjerë të angazhuar nga KQZ do të jenë pjesë e hetimit kur informohet për shkelje të votës. Dënimi do të shkojë deri në 5 vite burg. Ne duhet t’ua sigurojmë një ambient votuesit të dijë si të votojë. Vetë prezenca e prokurorëve 24 orë tregon se jemi për t’i mbrojtur votuesit që të votojnë lirshëm. Mirëpo kontributi më i madh i shkon votuesëve të cilët janë bindur që të mos manipulohen nga askush”, ka thënë ajo.
Do të ketë edhe gjyqtarë kujdestarë, 24 orë
Hasim Sogojeva nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thënë se KGJK i ka dhëne udhëzimet e tij për caktimin e gjyqtarëve që do të kujdesen për ditën e zgjedhjeve.
“Ne atë ditë presim të kemi përforcime edhe në gjyqtarë kujdestar që do të jenë 24 orë”, ka thënë ai.
Të gjithë mund të ankohen në PZAP
Mul Desku kryesues i sekretariatit nga Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka thënë se mundësinë për tu ankuar për shkelje e kanë të gjithë.
“Kemi trajtuar një numër të konsiderueshëm ankesash. Të gjithë qytetarët kanë fletët për ankesa në qendrat e votimit. Po ashtu mund të gjeni edhe në faqen tonë nëse doni t’i parashtroni. Ne punojmë me kapacitete të plota dhe i kemi dyert e hapura kushdo që dëshiron të ankohet nëse i është shkaktuar padrejtesi. Afatet për ankesa janë 24 orë nga mbyllja e votimeve”, ka thënë ai.
Sot votohet në 889 qendra të votimit, me 91 Qendra Votimi më shumë se në vitin 2014, me gjithësej 2 mijë e 490 Vendvotime, 116 Venvotime më shumë se në vitin 2014. /arbresh.info/
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb