Mospjesëmarrja e Kryeministrit Albin Kurtit, në Shkup me liderët e rajonit në mbledhjen e “Mini-shengenit”, e cila nga e mëkuara ka marrë emrin “Open Ballkan”, e vendos Kosovën në pozitë inferiore.
Kështu thotë njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu.
Ai në një përgjigje për arbresh.info duke folur për refuzimin e Kurtit që të jetë pjesëmarrës në mbledhjen “Mini-shingenit”, të mbajtur të mërkurën ndërmjet, Ramës, Zaeveit dhe Vuçiqit, Spahiu vlerëson se dakordimi i tre shteteve pa Kosovën është rrezik.
“Nga ndryshimi i emrit të “mini-shengenit” nuk ndryshon asgjë sepse mbetet e njëjta iniciativë. Por nga kjo marrëveshje në Shkup, Serbia përfiton shumë, për shkakun që vendos Kosovën në pozitë më inferiore. Tre fqinjët e saj faktikisht janë dokorduar mes vete dhe kjo është një rrezik për Kosovën e cila është dashur të bëjë krejt çka është e mundur që kjo të mos ndodh ose të jetë brenda marrëveshjes ose që marrëveshja mes këtyre vendeve të mos ndodh”, thotë Spahiu.
Ndërsa, analisti politik Ridvan Berisha thotë se, Kurti duke refuzuar t’u bashkohet liderëve në Shkup për marrëveshjen e lirisë se lëvizjes se njerëzve e mallrave, shkeli hapur zotimet që bëri Kosova në Ëashington me 4 Shtator 2020.
“Si kryeministër ai duke refuzuar t’u bashkohet liderëve në Shkup për marrëveshjen e lirisë se lëvizjes se njerëzve e mallrave (minishengen ose çfarë qofte ajo) shkeli hapur zotimet qe beri Republika e Kosovës ne Shtëpinë e Bardhe ne Ëashington me 4 Shtator 2020. Natyrisht se Shtëpia e Bardhe hyri ne kontratë me Kosovën pa as me te voglin dyshim, duke e trajtuar me respekt e denjësisht shtetin tonë”, thotë ai.
Sipas tij, Kurti duhet të jap një shpjegim se çka e beri atë kaq hezitues që të mos marrë pjesë në ketë marrëveshje.
“Kurti, tash si kryeministër i atyre që e votuan dhe që nuk e votuan, e mban mbi supe një përgjegjësi për të dhënë shpjegime, çka e beri atë kaq hezitues që të mos marrë pjesë në ketë marrëveshje, një sqarim është besoj i domosdoshëm përpara publikut, për t’i thënë çka dinë ai që ne nuk e dimë, e që e solli ketë vendim për të shkele marrëveshjen e shtetit tonë me SHBA-të”, thotë Berisha.
Të mërkurën kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë, kanë nënshkruar marrëveshjen për iniciativën e re rajonale të cilën e kanë emëruar quhet “Open Balkan”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se iniciativa rajonale nuk është përjashtuese për asnjë nga vendet e rajonit, duke iu referuar edhe Kosovës që e refuzon kategorikisht përfshirjen.
Gjithashtu, kryeministri shqiptar tha se nga 1 janari i vitit 2023 do të ketë zero pritje në kufijtë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Ndryshe Qeveria e Kosovës, ka reaguar pas kësaj iniciative duke thënë se ata nuk e përkrahin një gjë të tillë.
Përveç Kosovës, këtë nismë e kanë refuzuar Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina./A.Zeka/arbresh.info/
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...