Kosova vetëm mund të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale

20:35 | 6 Mars 2020
Arbresh.info

Për gjykatën Speciale së fundmi është ankuar Presidenti Hashim Thaçi. Madje i njëjti këtë çështje e kishte përmendur në disa letra që Thaçi i ka shkëmbyer me Mike Pompeon. Mirëpo një ankesë të tillë nuk po e shohin të arsyeshme njohësit e çështjeve të sigurisë. Sipas tyre, Kosova të vetmin ndikim karshi kësaj gjykate mund ta ketë vetëm bashkëpunimin.

Hashim Thaçi, kohë më parë i kishte nisur një letër Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo.

Në këtë dokument të siguruar nga T7, presidenti i Kosovës i ankohet zyrtarit të lartë amerikan për punën e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se ky institucion po funksionon si i shkëputur nga institucionet kosovare, ndonëse është organ kushtetues i Kosovës.

Por, juristët thonë se një letër e tillë nuk ka qenë e nevojshme të shkruhet.

Madje sipas Palushit, institucionet e Kosovës të vetmin ndikim që mund ta kenë në raport me Dhomat e Specializuara është bashkëpunimi.

E LVV e cila dikur e kishte kundërshtuar krijimin e kësaj gjykatë po thonë se Specialja nuk duhet të përdoret për interesa personale.

Në kohën kur Albin Kurti ishte deputet i Kuvendit të Kosovës kishte thënë se me qeverinë e ti do të zhbëhej puna e Speciales.

Gjykata Speciale ishte iniciuar pas publikimit të raportit të Dick Martyt, e ku implikonte në krime të rënda krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

Ishte vet presidenti Hashim Thaçi, që në atëkohë ishte zv-kryeministër ai që kishte bërë presion, për themelimin e Dhomave të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme