Qeveria e Kosovës ka vendosur një varg sanksionesh në drejtim të Grupir Wagner.
Sipas zëvendësministrit të Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, Wagner është entitet ushtarak privar i pa inkorporuar me bazë në Rusi.
“Masat kufizuese synojnë tete individ të grupit Wagner dhe tre subjekte të lidhura me këtë grup, pasi që i njejti ka rekrutuar, trajnuar dhe dërguar operativë ushtarak privat në zonat e konlfiktit në mbarë botën për të nxitur dhunë, plaçkitur burimet natyrore dhe për të frikësuar civil në kundershtim me të drejtën ndërkombëtare. Individët janë të përfshirë në abuzime seriozë me të drejtat e njeriut, tortura dhe ekzekutime jashtë gjyqësore. Sanksionet përfshijnë ngrirje asetesh ndalim të udhëtimit, ndalim i fondeve për të sanksionuarit”, deklaroi Ahmeti në mbledhje të qeverisë, raporton arbresh.info.
Grupi Wagner është një organizatë paraushtarake ruse. Ajo përshkruhet ndryshe si një kompani private ushtarake, një rrjet mercenarësh ose një ushtri private de facto e presidentit rus Vladimir Putin.
Grupi Wagner mori rëndësi globale gjatë luftës në Donbas në Ukrainë, ku ndihmoi forcat separatiste të republikave të vetëshpallura Popullore të Donetsk dhe Luhansk nga viti 2014 deri në 2015. Kontraktorët e tij thuhet se kanë marrë pjesë në konflikte të ndryshme në mbarë botën, duke përfshirë luftërat civile në Siri, Libi, Republikën e Afrikës Qendrore (CAR) dhe Mali, shpesh duke luftuar në anën e forcave të rreshtuara me qeverinë ruse.
Së fundmi ka qenë i lidhur me pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022, ku thuhet se është vendosur për të vrarë liderët ukrainas./arbresh.info/
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...