Zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli ka njoftuar se brenda pak ditësh në Gambi do të caktohet ambasadori jo rezident në këtë vend, shkruan portali arbresh.info
“Edhe një lajm i mirë për shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Përkundër përpjekjeve dëshpëruese tê fqinjit tonë verior, Republika e Kosovës po vazhdon të shënojë suksese. Lajmi i mirë vjen nga Gambia, e përfolur dhe e shënjestruar nga kundërshtarët tanë. Marëdhëniet diplomatike me këtë shtet do ti vendosim brenda pak ditësh duke e akredituar edhe ambasadorin tonë jo rezident në këtë shtet. Falenderim i madh për presidentin, qeverinë dhe popullin e Gambias”, thotë Pacolli.
Kurse në letrën zyrtare të këtij shteti thuhet se Gambia ka miratuar akreditimin e Ramadan Gashit si ambasador jo rezident të Kosovës në këtë shtet.
Gambia ka njohur pavarësinë e Kosovës më 7 prill 2009. Ky vend gjendet në Afrikën Perëndimore dhe është e tëra e rrethuar nga Senegali, përveç një pjesë që ka dalje në Oqeanin Atlantik./Arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...