Instituti Ndërkombëtar Republikan është një organizatë jofitimprurëse që promovon dhe avancon demokracinë në mbarë botën.
Ky Institut ka realizuar një studim së fundmi – më saktësisht nga data 2 shkurt deri më 6 mars, ku shpjegon në detaje se në çfarë drejtimi janë të orientuara vendet e Ballkanit Evropian.
Në studim janë intervistuar qytetarë nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnje e Hercegovina, ku ndër pyetjet e shumta ishte edhe marrëdhënia dhe integrimi në organizatat euroatlantike – NATO.
Bazuar në ngjyrat e shënjuara tregohen përqindjet e atyre që janë shprehur pro anëtarësimit të plotë, ata që kërkonin më shumë komunikim por jo edhe bashkëpunim, që nuk dinë apo kanë refuzuar të tregojnë, që janë për bashkëpunim të ngushtë por jo anëtarësim si dhe kundër çfarëdo bashkëpunimi.
E kësaj liste pro anëtarësimit dhe bashkëpunimit të plotë prinë Kosova, ku 88 % e qytetarëve të intervistuar janë shprehur pro anëtarësimit të plotë, e pasuar nga Maqedonia me 59%, Bosnje e Hercegovina me 48%, Mali i Zi me 33%, duke lënë të fundit Serbinë që vetëm 5% ishin pro anëtarësimit të plotë, ku dukshëm dominonte përqindja e atyre që ishin kundër çfarëdo bashkëpunimi me NATO-n.
Ndërkaq të pyetur se cilin vend e konsiderojnë si partnerin më të rëndësishëm për vendin e tyre, edhe në këtë aspekt Kosova ka prirë me 94%, duke i parë SHBA-të si partner të pakontestueshëm, të pasuar me Gjermaninë 92% si dhe Turqinë me 66%. Kosovarët ishin kategorikisht kundër partneritetit me Kinën dhe Rusinë. Më poshtë mund ta lexoni raportin e plotë.
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit