Google ADS

Kosova vendi i parë me aplikacion për patentë-shoferë

12:46 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme nesër do të lansojë projektin “Patentë-shoferë mobil”, shkruan portali arbresh.info

Ky projekt përmes Agjencisë për Regjistrim Civil mbështetet nga kompania gjermane “Veridos GmbH – Identity Solutions by Giesecke+Devrient and Bundesdruckerei.

Kosova është vendi i parë në botë që do të ketë këtë aplikacion për patentë-shoferë, i cili do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë patentë-shoferë, i cili mund të lexohet nga telefoni mobil.

Lansimi i këtij projekti do të bëhet nesër në Prishtinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme