Kosova për vite me radhë është duke u përballur me një diferencë të madhe në mes të importit dhe eksportit. Mbizotërimi i importit mbi eksportin nga njohësit e rrethanave po vlerësohet se është rrjedhojë e moszhvillimit ekonomik të Kosovës, teksa nga të dhënat e siguruara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), kjo gjendje nuk ka ndryshuar as muajve të fundit.
Agjencia Kosovare e Statistikave në një përgjigje për gazetën “Zëri”, ka bërë të ditur që eksporti në Kosovë në krahasim me vitin e kaluar ka shënuar rritje për 5.9%. Vlera e eksportit në periudhën janar-tetor të vitit 2018 ishte 303 mijë e 341 euro, ndërsa këtë vit në po të njëjtën periudhë kjo shifër është rritur në 321 mijë e 192 euro.
Mbizotërim enorm në Kosovë po del të jetë importi nga vendet tjera në Kosovë. Në periudhën janar-tetor të këtij viti kemi një rritje prej 3.4% të importit në Kosovë, krahasuar me vitin paraprak. Përderisa në vitin 2018 vlera e importit në Kosovë ishte 2 milion e 769 mijë e 125 euro, këtë vit vlera është rritur në 2 milion e 864 mijë e 261 euro.
Kësisoj në të dhënat e siguruara për nga kjo Agjenci del se bilanci tregtar në mes të importit dhe eksportit në vitin 2018 është -2 milion e 465 mijë e 784 euro ndërsa në vitin 2019 ky bilanc është -2 milionë e 543 mijë e 069 euro.
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...