Strategjia për Zgjerimin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, e publikuar para pak ditësh nga Komisioni Evropian, ka lënë pa një afat kohor Kosovën se kur do të mundë të anëtarësohej në BE.
Por, ndryshe është vepruar me Serbinë e Malin e Zi, të cilave viti 2025 u është lënë si mundësi për anëtarësim. Pavarësisht kësaj, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i ka thënë “Zërit” se Kosova është trajtuar e barabartë me të gjitha vendet e tjera sa i përket kësaj çështjeje.
Me këtë rast, Zyra e BE-së ka treguar se cilat hapa duhet t’i ndjekë Kosova që ta zërë hapin drejt procesit të integrimit.
“Strategjia për Zgjerim për Ballkanin Perëndimor e trajton Kosovën të barabartë me të tjerët në rajon dhe ofron perspektivë të qartë të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Kriteri për hyrje nuk ka ndryshuar, por përmes kësaj Strategjie është një mundësi që këto vendet ta zënë hapin me të tjerët në rrugëtimin për integrim”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së.
Ndërkohë është bërë e ditur se viti 2025 nuk përbën një datë fikse për anëtarësimin e Serbisë e të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. “Mali i Zi dhe Serbia janë të vetmet vende që i kanë nisur negociatat. 2025-a nuk është as datë fikse, as e synuar për hyrje. Kjo tregon një perspektivë të mundshme kohore, që reflekton angazhim të fuqishëm evropian”, ceket tutje./Zëri/
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri