Tash sa vjet pas lufte Kosova vazhdon me i dhanë veriut, por nuk merr asgjë. Për më tepër vazhdohet që në Fondin për Zhvillim të shkojnë të ardhurat e përzgjedhura të mbledhura në pikat e kalimit kufitar 1 Jarinjë dhe 31 Bërnjak.
Fondi i krijuar në vitin 2013 për zhvillimin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, ka rreth 2.5 milionë euro në dispozicion, shkruan arbresh.info, ndërkaq ka miratuar gjithsej 30 projekte, ku ka ndarë më shumë se 14 milionë euro në zhvillimin socio-ekonomik të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut, shkruan arbresh.info.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bën të ditur se janë në pritje të propozimeve të reja.
“Që nga fillimi i tij, Bordi Menaxhues i Fondit për Zhvillim ka miratuar mbi 30 projekte, duke ndarë pak më shumë se 14 milionë euro për zhvillimin socio-ekonomik të veriut të Kosovës. Ka rreth 2.5 milionë euro në dispozicion për shpërndarje në propozimet e projekteve të reja”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Kujtojmë që Fondi Zhvillimor për komunat e Kosovës veriore është themeluar si rezultat i dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Tash sa vjet pas lufte Kosova vazhdon me i dhanë veriut, por nuk merr asgjë. Për më tepër vazhdohet që në këtë fond të shkojnë të ardhurat e përzgjedhura të mbledhura në pikat e kalimit kufitar 1 Jarinjë dhe 31 Bërnjak.
Sot kur bisedohet për veriun e Kosovës më tepër ka konotacion politik sesa ekonomik thotë ekonomisti, Safet Gërxhaliu.
Sipas tij, është e vërtet që veriu përfiton shumë nga buxheti i Kosovës, por edhe fondeve të ndryshme dhe donatorëve.
“Ajo çka është më shqetësuese është fakti i mungesës së llogaridhënieve, transparencës, pasi që në këtë drejtim është duke u dëmtuar buxheti i Kosovës dhe në vend që shumë mjete financiare të cilat janë të dedikuara në veri dhe janë duke u keqpërdorur por të ishin nën kontrollin total në sistemin e Kosovës apo në Qeverinë e Kosovës, me siguri që orientimi i tyre kishte me pas një vlerë më të shtuar. Në këtë drejtim mendoj që është koha që ekonomia të depolitizohet që Kosova ta ketë tretmanin e barabartë, sepse një qasje e tillë selektive vërtet është duke e dëmtu barazinë ekonomike në Kosovë dhe në këtë drejtim është një aspekt psikologjik i cili ndikon në imazhin e Kosovës”, thotë Gerxhaliu.
Sipas tij, shumë më tepër është duke u investuar ta kemi një stabilitet të paguar, dhe shton se kjo nuk garanton qetësi.
“Mendoj se është koha që të vihet me një vendim të prerë se si do duhej t’i qasen këtij problemi sepse vërtet ndarja në këtë drejtim në mes të komunave tjera dhe komunave të veriut është një çështje e cila e dëmton Kosovën prandaj duhet të ketë shtrirje horizontale, një sundim të ligjit, dhe mbi të gjitha nëse mendojmë se jemi një tërësi territoriale të njëjtat rregulla të lojës duhet të vlejnë në tërë Kosovën”, shprehet Gërxhaliu.
Kryetari i Asociacionit të Komunave në Kosovë, Sazan Ibrahimi për arbresh.info thotë se kjo është çështje politike, dhe se për shumë kohë si asociacion kanë bërë përpjekje që t’i inkuadrojnë këto komuna brenda tyre por që ka qenë e paarritshme.
“Ky fond është krijua pas një marrëveshje me Serbinë, dhe ky fond është duke ekzistua. Ato janë katër komuna dhe ne si Asociacion kemi ba përpjekje që ata me qenë anëtarë të asociacionit. Mirëpo ata nuk kanë tregu gatishmëri me marr pjesë në aktivitetet e asociacionit. Këta kanë qenë anëtarë të asociacionit deri në vitin 2002, ata kanë marr pjesë në aktivitet e asociacionit por që nga atëherë janë tërhequr. Ne kemi ba përpjekje i kemi dërgua ftesat në aktivitetet tona nuk kanë marr pjesë nuk kanë tregu vullnet. Mandej edhe kur i kemi pas kuvendet tona të asociacionit nuk i kanë dërgua emrat e delegatëve, kështu që as nuk kanë pagu anëtarësi. Dhe në kuadër të asociacionit nuk e kemi diskutua këtë çështje për fondin e veriut pasi që mbetet në kuadër të marrëveshjes që është votu nga dy të tretat e Kuvendit, pasi që është çështje politike”, tha Ibrahimi.
Kujtojmë që në bazë të Projektligjit për buxhetin e vitit 2022, për katër komunat veriore janë paraparë të ndahen afër 15 milionë euro. Për komunën e Leposaviqit rreth pesë milionë, për Zubin
Potokun rreth tre milionë, për Zveçanin rreth tre milionë si dhe për Mitrovicën Veriore rreth gjashtë milionë./arbresh.info/
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë