Kosova ka importuar mbi 100 mijë tonelata grurë vetëm në 10 mujorin e parë të këtij viti.
Shukri Fetahu, profesor në Fakultetin e Bujqësisë, thotë se vendi që nga paslufta, çdo vit ka shpenzuar dhjetëra miliona euro për të plotësuar nevojat me grurë. Sipas tij, taksa prej 100% për produktet e Serbisë, është vendim i mirë dhe pritet të ndikojë në shtimin e sipërfaqeve të mbjella me grurë nga fermerët kosovarë.
Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i grurit, si pasojë e mos punimit të tokës dhe rendimenteve të ulëta. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm deri në fund të tetorit të këtij viti janë importuar 101 mijë e 982 tonelata grurë, 16 mijë tonë më shumë se në vitin 2015. Kryetari i Shoqatës së Mullisëve, Muhamet Farizi, tregoi për Radio Kosovën se prodhimi vendor i grurit i përmbush vetëm 65% të nevojave.
“Tregu ynë importon grurë rreth 136 mijë tonë, edhe miell 35 deri në 40 mijë tonë, varësisht prej vitit. Pjesa tjetër është prodhim vendor, e cili në përqindje është nga 55 deri në 65%”, tha Farizi.
Mbi 95 për qind e grurit dhe miellit të importuar llogaritet të jetë nga Serbia. Profesori universitar i bujqësisë, Shukri Fetahu, pohon se vendi që nga paslufta, çdo vit, ka shpenzuar dhjetëra miliona euro për të plotësuar nevojat me grurë të importuar.
“Vetëm për import të grurit, qoftë si farë, qoftë si merkantil ose për industri të blojës, Kosovës, varësisht sa prodhon në vend, kapitali vendor i migron në Serbi dhe shtete të tjera diku 30 deri në 40 milionë euro çdo vit, dhe po e shihni sa i madh është dëmi”, tha ai.
Profesor Fetahu thotë se nëse si mesatare e importit vjetor të miellit, grurit e farës, merren shpenzimet prej 35 milionë euro, atëherë i bie se Kosova që nga përfundimi i luftës të ketë shpenzuar 665 milionë euro për import. Ai përderisa rekomandon që kultivimi i grurit të jetë prioritet shtetëror, pohon se taksa shtesë për grurin që importohet nga Serbia, stabilizon dhe nxit prodhimtarinë vendore.
Në aspektin e stabilizimit të prodhimit vendor në Kosovë, jo vetëm për grurë, por për të gjitha është dashtë që moti të ketë taksë, për ta forcuar prodhimin vendor. Kjo duhet të mbrohet që fermerët vendorë të jenë në pozitë të barabartë me ata nga jashtë”, tha ai.
Kultivimi i grurit, edhe përkundër subvencionimit prej 150 euro për hektarë, ka shënuar rënie viteve të fundit. Këtë vit ndërkaq, sipas Ministrisë së Bujqësie, mungesa e reshjeve ka bërë që rreth 60 për qindë e sipërfaqeve të planifikuara të mbeten pa u mbjellë. Planifikimet ishin që këtë vit në tërë vendin të mbilleshin mbi 70 mijë hektarë grurë./rtklive
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?