Kosova U19 ka arritur një fitore të madhe ndaj Spanjës me rezultat 4-3 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.
“Dardanët” e rinj e panë veten në disavantazh prej dy golave pas 26 minutave, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo ata nuk u dorëzuan dhe dy minuta më vonë Dior Gerbovci shënoi për 2-1.
Teksa në minutën e 34-të u barazua rezultati pas golit të Edion Gashit. Kosova doli në epërsi katër minuta para fundit të pjesës së parë me një autogol të futbollistit spanjoll Jimenez.
Me të filluar pjesa e dytë Janneh e barazoi rezultatin sërish në 3-3.
Kur të gjithë po prisni që ndeshja të përfundonte barazim, në skenë doli Elvir Gashijani i cili realizoi në minutën e tretë shtesë për ta kthyer Kosovën në epërsi.
Kështu “Dardanët” arritën tri pikë të arta të cilat ia mundëojnë kualifikimin për në fazën tjetër të garave për t’u inkuadruar në Euro 2025.
Pas dy ndeshjeve në grupin 10 të, prinë Austria me gjashtë pikë, Kosova është e dyta me tri aq sa ka edhe Spanja që është e treta, teksa e fundit është kombëtarja e Ishujve Faroe.
Ndeshja e radhës dhe vendimtare e të përzgjedhurëve të Adil Maliqit është pikërisht ndaj Ishujve Faroe tre ditë më vonë./Arbresh.info
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova