Tërheqjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) dhe shtyrjen e kësaj kërkese për vitin e ardhshëm, Beogradi zyrtar po e konsideron si një fitore të diplomacisë së Serbisë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se tërheqja e sotme nga kërkesa e Kosovës për pranim në INTERPOL është “një fitore e vogël, taktike” për Serbinë.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiqi ka thënë se Kosova ka hequr dorë nga kërkesa sepse e ka parë se rezultati do të ishte edhe më i keq sesa në votimi në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it vitin e kaluar.
“Menduan se të paktën tendenca do të ishte më e favorshme se vitin e kaluar, por hoqën dorë kur panë që edhe më pak shtete do të votonin për anëtarësimin e tyre. Nuk ishte një vendim i pa mençur për ta sepse qytetarët e tyre nuk ishin në gjendje të shohin se sa mbështetje ata kanë humbur”, u tha Vuçiq gazetarëve.
Edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se Prishtina ka tërhequr kandidaturën e saj për anëtarësim në INTERPOL, “sepse e kuptoi që nuk ka asnjë shans për t’u bërë anëtar as i organizatës botërore të policisë, ose organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare”.
Në një deklaratë për media ai tha se kjo ishte një dëshmi e pozicionit të forcuar ndërkombëtar të Serbisë dhe një përfundim i iluzionit që Prishtinës i lejohet gjithçka dhe se veprimet e njëanshme të Prishtinës nuk mund të kalojnë më ndërsa Serbia është e fortë”. /Telegrafi/
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu