Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në kuadër të mandatit për promovimin e respektimit të të drejtave për personat e privuar nga liria, sot organizon tryezën “Avancimi i drejtësisë penale në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.
Tryeza synon që të mbledhë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale të drejtësisë penale si dhe atyre ndërkombëtare në Kosovë për të diskutuar mbi gjendjen aktuale të drejtësisë penale, sfidat e sistemit gjyqësor dhe nevojën e reformimit të drejtësisë penale në Kosovë.
Alban Muriqi menaxher i projektit në QKRM, tha se kjo tryezë realizohet në kuadër të aktiviteteve që QKRMT ndërmerr për promovimin e reformave në sistemin penal dhe atë korrektues në Kosovë, në perspektivën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria-hetimin dhe dokumentimin e rasteve të keqtrajtimit në vendet e privimit të lirisë.
“Ideja e kësaj tryeze ka ardhur së bashku me institucionet gjegjëse. Ne monitorojmë edhe paraburgimin. Jemi mbrapa me reformat në këtë fushë. Rreth 400 mijë euro në vit, shkojnë nga parregullsia në paraburgim”, tha ai sot (e martë) në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij, Kosova ka legjislacionin që është me standarde evropiane dhe duhet të zbatohet ashtu. Muriqi bëri me dije se të dënuarit që shpallen të pafajshëm kompensohet në bazë ditore.
Ai tha se ka keqtrajtime të personave që janë të privuar nga liria. “Duhet të ketë trajnime për stafin korrektues”, tha Muriqi. Sipas tij ka raste kur të burgosurit keqtrajtohen nga stafi.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...