Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, tha se në një të ardhme të afërt Kosova do të ketë marrëveshje për punësime sezonale me shtetet e BE-së.
‘Brenda këtij viti së paku me një shtet të BE-së, do të ketë marrëveshje për punësim sezonal me shtetet e BE-së”, tha ai. Sipas tij Kosova ka kuadro për të punësuar në BE punëtorë.
Ai ka folur edhe për punësimet që po bëhen në Gjermani.
Reçica ka folur edhe marrëveshjen për sigurime sociale në mes të Kosovës dhe Belgjikës. “Përfitimet do të mund t’i marrin pa pasur nevojë për të shkuar në Belgjikë. Jemi në fazën finale dhe të ratifikohen në Parlamentet përkatëse”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ai ka paralajmëruar se do të ketë marrëveshje edhe me shtetet e tjera si me Zvicrën, Austrinë, etj
Ministri foli edhe për angazhimet e tij në fushën e punësimit etj. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka paralajmëruar edhe ndryshime për skemat pensionale.
Reçica tha se në një të ardhme do të ketë edhe marrëveshje për punësime sezonale. ‘Brenda këtij viti do të ketë punësime sezonal me shtetet e BE-së”, tha ai.
Ai ka vlerësuar se për herë të parë në Kosovë do të ofrohet trajtim meritor edhe për nënat lehone të punësuara dhe të papunësuara./RTK/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...