Google ADS

Kosova synon anëtarësimin në Organizatën Ligjore për Zhvillim Ndërkombëtar IDLO

09:46 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u bë shqyrtimi i nismës për lidhjen e marrëveshjes për aderim në Organizatën Ligjore për Zhvillim Ndërkombëtar-IDLO.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj tha se kjo nismë është iniciativë e përbashkët mes MD dhe MPJ, shkruan arbresh.info.

“Janë 36 vende shtete anëtare dhe 26 prej tyre e kanë njohur Republikën e Kosovës. Duhet si Qeveri të fillojmë procedurat dhe besoj që gjatë muajve të ardhshëm do të jemi pjesë e saj”, tha Hoxhaj./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme