Google ADS

Kosova shumë shpejt do të këtë hartë digjitale të të gjitha komunave

10:22 | 11 Prill 2019
Arbresh.info

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka marr pjesë në takimin Ndërministror për Administrimin e Tokës.

Në këtë takim u diskutua më shumë rreth regjistrimin e pronës në kadastër.

Ministri Matoshi, u shpreh se për sfidat e tokës ka shumë dhe ka kapacitete shumë të vogla.

“Kur jemi të sfida e Tokës, ka sfida shumë, por çdo gjë qe Kosova ka nevojë ne duhet punuar sa i përket regjistrimit në pronë dhe kadastër”, u shpreh ministri Matoshi.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës si kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, u shpreh se roli dhe objektivit shprehte mbi strategjinë mbi çështjen që ka të bëjnë me Tokën.

“Ky komitete ka promovimin dhe bashkëpunimin ndërministror  Administrimi i Tokës po hyn në një fazë aktuale, por e gjithë kjo është stresuese por e realizueshme. Ndërsa funksioni i institucioneve, ka për qëllim ri konstrukturimin e tij”, është shprehur Ahmeti.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe Ligji i Ri që parasheh organizim vertikal dhe vetëfinancim për kadastër.

Heleg Onserd, nga zyra e BE-së, u shpreh se duhet që në Kosovë po punohet për regjistrimin e komunave në mënyrë digjitale.

“Jemi duke regjistruar në 25 komuna që të regjistrohen, ne tash po thuajse kemi gati 4 komuna që jemi në përfundim, por besoj qe vitin e ardhshëm do të përfundoj ky proces. Gjithashtu ne jemi duke punuar edhe në çështjen rreth numrit të adresave  dhe numrin e pronave”, u shpreh Onserd.

Ai me fund tha se hartat digjitale duhet të vendoset si temë diskutimi, dhe besoj që Japonia do ta ndihmojë shumë Kosovën në këtë projekt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme