Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka marr pjesë në takimin Ndërministror për Administrimin e Tokës.
Në këtë takim u diskutua më shumë rreth regjistrimin e pronës në kadastër.
Ministri Matoshi, u shpreh se për sfidat e tokës ka shumë dhe ka kapacitete shumë të vogla.
“Kur jemi të sfida e Tokës, ka sfida shumë, por çdo gjë qe Kosova ka nevojë ne duhet punuar sa i përket regjistrimit në pronë dhe kadastër”, u shpreh ministri Matoshi.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës si kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, u shpreh se roli dhe objektivit shprehte mbi strategjinë mbi çështjen që ka të bëjnë me Tokën.
“Ky komitete ka promovimin dhe bashkëpunimin ndërministror Administrimi i Tokës po hyn në një fazë aktuale, por e gjithë kjo është stresuese por e realizueshme. Ndërsa funksioni i institucioneve, ka për qëllim ri konstrukturimin e tij”, është shprehur Ahmeti.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe Ligji i Ri që parasheh organizim vertikal dhe vetëfinancim për kadastër.
Heleg Onserd, nga zyra e BE-së, u shpreh se duhet që në Kosovë po punohet për regjistrimin e komunave në mënyrë digjitale.
“Jemi duke regjistruar në 25 komuna që të regjistrohen, ne tash po thuajse kemi gati 4 komuna që jemi në përfundim, por besoj qe vitin e ardhshëm do të përfundoj ky proces. Gjithashtu ne jemi duke punuar edhe në çështjen rreth numrit të adresave dhe numrin e pronave”, u shpreh Onserd.
Ai me fund tha se hartat digjitale duhet të vendoset si temë diskutimi, dhe besoj që Japonia do ta ndihmojë shumë Kosovën në këtë projekt./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...