Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të takohet sot me Ministrin e Shoqerisë Informative dhe Administratës së Maqedonisë, Damian Manchevski dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë së Përgjithshme të Shoqerisë së Informacionit të Shqipërisë, znj. Mirlinda Karcanaj.
Në këtë takim do të diskutohet më gjerësisht rreth projekt – propozimit për iniciativën e përbashkët ndërmjet tri shteteve për Investime në Zhvillim të Digjitalizimit, projekt i cili do të prezantohet këtë muaj para Komisioneres Evropiane për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, znj. Mariya Gabriel.
Disa nga çeshtjet shumë të rëndësishme që do të jenë pjesë e projektit janë: Marreveshja Rajonale për Kostot e Roamingut, Cloud për Hulumtim dhe Zhvillim, fuqizimi i grave, Smart city, Open Data, Internet of Things, Qendra Rajonale për Siguri Kibernetike.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...