Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka, ka bërë të ditur në një konferencë për medie, të mbajtur në orët e pasdites, se KEK-u ka arritur marrëveshje fillimisht me dy familje e që i mundëson Korporatës që të vazhdojë nxjerrjen e thëngjillit në fshatin Shipitullë.
Kjo sipas tij eviton krizën energjetike për të cilën ishte vetë Gjuka që kishte alarmuar para disa ditësh se Kosova mund të përballet me krizë energjetike, pasi ka vetëm edhe dy javë rezerva thëngjilli.
“Sot kemi edhe dy familje, familja Grajçevci edhe Berisha, të cilët kanë reflektuar pozitivisht, kanë treguar një reflektim pozitiv e kanë pranuar ofertën e përgatitur disa muaj më herët. Por pse e them këtu për arsye se këto dy familje kanë qenë në zonën e parë të punës të eskavimit të minierës apo zgjerimit të minierës…Kjo ofertë i mundëson KEK-ut që nga nesër një pjesë e minierës në pjesën e epërme të fillojë me operime. Ju bëj thirrje edhe banorëve të tjerë, që kanë ndërtesa apo shtëpi, ose konstrukte që po i quajmë profesionale për mënyrën që janë në atë pjesë t’i bashkohen këtyre familjeve dhe ta debllokojnë situatën dhe ta kalojnë këtë situatë, e cila nuk është e lehtë”, tha Gjuka.
Gjuka tha se KEK-u është duke punuar me institucionet edhe për koordinim dhe implementim të ligjit, sipas tij, i cili ka marrë premtime edhe nga ministritë përkatëse që më 10 gusht do të bëhet një dëgjim publik dhe siç tha ai ky është premtim i kryeministrit në detyrë Isa Mustafa.
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?