Qeveria e Kosovës, shpalli të martën grupin militant Hezbollah, organizatë terroriste, duke përfshirë të gjith formacionet e tij, politike dhe ushtarake.
Në një postim në rrjetin twitter, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se qeveria e tij mbështet të gjitha nismat globale për paqen dhe sigurinë në botë.
Vendimi pasoi propozimin e ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, e cila shkroi se „marrja e një hapi të tillë të rëndësishëm kontribuon edhe në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si aleate strategjike, Bashkimin Evropian dhe partnerë tjerë, për eliminimin e rreziqeve që i kanosen Republikës së Kosovës dhe partnerëve të saj”.
Hezbollahu, konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Izraeli, Arabia Saudite dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian.
Në qershorin e vitit të kaluar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një dekreti kërkoi nga institucionet e sigurisë që të hartojnë një listë dhe masat kufizuese ndaj personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste.
Dekreti i presidentit kërkonte nga institucionet vendase të sigurisë që deri te hartimi i listës, Kosova të zbatojë listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste.
Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit, ndërsa është përqendruar për një kohë të gjatë në ndërprerjen e valës së luftëtarëve të huaj dhe pengimin e financimit të grupeve terroriste./voa/
https://twitter.com/Avdullah/status/1275494532688351232?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1275494532688351232&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2F5474605.html
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...