Presidenti Hashim Thaçi do të takohet më 18 korrik në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.
Në atë që po quhet faza përmbyllëse e dialogut, Kosova po hyn më e dobët, vlerësojnë analistët politikë, sipas të cilëve, fakti që Thaçi nuk ka mbështetje të plotë nga subjektet politike, e bën më të dobët karshi homologut të tij serb.
Pa konsensus politik e me kundërshtime të ashpra nga opozita, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë një takim të dytë të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefes së Diplomacisë së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Partitë e koalicionit i kanë dhënë mbështetje Thaçit për vazhdimin e dialogut, por ai po kundërshtohet nga opozita. Duke qenë kështu, sipas analistit politik Imer Mushkolaj, Kosova shkon në Bruksel me pozicion të dobët.
“Pozicioni i Kosovës është shumë i dobët fatkeqësisht karshi pozicionit të Serbisë në këto bisedime në Bruksel, për shkak se përderisa presidenti serb, Vuçiq, e ka përkrahjen në masë të madhe edhe të opinionit edhe të spektrit politik për të vazhduar fazën finale të dialogut, presidenti Thaçi nuk e ka këtë mbështetjeje”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.
Përfaqësuesit institucionalë, në mënyrë të veçantë, thirrje për t’u bërë pjesë e dialogut i bëjnë LDK-së, duke dalë edhe me oferta të ndryshme. Por, për LDK-në, siç thotë shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, situata është e qartë.
“Kosova udhëhiqet nga institucionet e zgjedhura. Nëse ato institucione nuk kanë legjitimitet siç është rasti tash, zgjedhjet janë rruga e vetme për të krijuar institucione legjitime. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka ekipe jashtë institucionale”, ka thënë Hoti për mediet.
Kërkesën e LDK-së për zgjedhje para se të shkohet në dialog, Mushkolaj e sheh më tepër për konsum politik dhe për inate që lidhen me emrin e Thaçit, i cili është bërë president pikërisht me votat e LDK-së. Ai thotë se Thaçi vetëm mund të jetë udhëheqës i dialogut, por çfarëdo marrëveshje që arrihet në Bruksel, ajo nuk është e Thaçit, por e shtetit të Kosovës.
“Është e papranueshme çdo pritje që Hashim Thaçi të dështojë në dialog, për shkak se dështimi eventual i Thaçit në dialog, nuk është dështim i tij personal, por është dështim i gjithë qytetarëve të Kosovës, është dështim i shtetit të Kosovës”, tha Mushkolaj.
Më 18 korrik presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të takohen në Bruksel në një takim tjetër në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve. Presidenti Thaçi ka ftuar edhe liderët e opozitës që të përfshihen në ekipin negociator, por deri më tash opozita nuk ka dhënë shenja se do të pranojë të bëhet pjesë e ekipit të udhëhequr nga Thaçi./rtklive
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore