Kosova shkak për përçarje politike në Serbi, Vuçiqin e akuzojnë për tradhti

01:11 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Veç në Kosovë, përçarje ndërmjet partive politike për dialogun po ka edhe në Beograd.

 

Madje Kosova është përmendur si shkak kryesor që Partia Demokratike e Serbisë ka prish koalicionin me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) në 14 komuna.

Lider i SNS-së aktualisht është vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kryetari i DSS-së, Milosh Jovanoviq ka akuzuar deri më tani partnerin e koalicionit për tradhti në lidhje me temën e Kosovës, transmeton portali Arbresh.info.

“Dialogu i brendshëm për Kosovën ishte një farsë dhe e cila ka shërbyer për ta përgatitur terrenin për tradhtinë dhe humbjen  e Kosovës”, ka thënë Jovanoviq.

Ai madje përkujtoi deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili një herë pati deklaruar se “çdo serb e di që Kosova është e humbur”.

“Pse po fshehen dokumentet dhe deklarata që thonin Kosova është Serbi”, ishte pyetja që Jovanoviq ia drejtori presidentit të vendit.

Edhe në Kosovë partitë politike nuk po arrijnë një qëndrim të përbashkët për dialogun.

LDK-ja dhe Vetëvendosja po thonë se presidenti Thaçi nuk është njeriu i duhur për ta udhëhequr dialogun me shtetin serb.

Madje kohëve të fundit janë shtuar zërat për ndarje të Kosovës dhe shkëmbim të territoreve. /Arbresh.info

Të ngjashme