Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë do të shënojë sot Ditën e Evropës dhe përvjetorin e aktit historik të Deklaratës Schuman që krijoi themelet për paqe të qëndrueshme mes kombeve Evropiane.
Kjo ditë do të kremtohet me popullin e Kosovës, ambasadorët e rinj evropianë, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së dhe partnerët e BE-së, përmes një sërë aktivitetesh ku do të marrë pjesë Udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomas Szunyog.
Duke qenë se viti 2022 është Viti Evropian i Rinisë, aktivitetet e Ditës së Evropës do të fokusohen tek të rinjtë, energjia e gjelbër dhe digjitalizimi.
Fillimisht Ambasadori Szunyog dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të vizitojnë një grup artistësh grafiti që punojnë në muralin e Ardhmërisë së Gjelbër dhe Transformimit Digjital në rrethrrotullimin kryesor në hyrjen jugperëndimore të qytetit.
Me pas Ambasadori Szunyog dhe Kryetari Rama do t’iu bashkohen përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së përpara Grand Hotel në një shëtitje me biçikleta dhe trotinete elektrike dhe aktivitete të tjera që promovojnë lëvizshmërinë alternative dhe të ardhshme.
Ambasadori Szunyog do të vizitojë më pas edhe Mini Ekspozitën “E Ardhmja e Gjelbër” në Shtëpinë e Evropës në mesditë, dhe do të marrë pjesë në koncertin hapës të Ditës së Evropës dhe Chopin PianoFest që do të mbahet në Institutin e Historisë “Ali Hadri”.
BE-ja në Kosovë do të organizojë pritjen e Ditës së Evropës dhe ceremoninë e ndarjes së çmimit Evropiani i Vitit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...