Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa Kufij”, duke u renditur e 75-ta nga 56-ta sa ishte vjet.
AGK e ka quajtur këtë regres alarmant, derisa ka cituar disa pjesë që theksohen në raport.
“Edhe nëse media me sukses vazhdon t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë target i sulmeve politike. Rregullatori joefikas i medieve, KPM, po provon të reformojë veten. Televizioni më i madh, Klan Kosova ka qenë subjekt i sulmeve administrative nga qeveria, e cila gjithashtu e ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik, RTK me zgjedhjen e një aleati të afërt të partisë në pushtet për drejtor. Mediet në gjuhën serbe, që janë nën presion nga forcat politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasje në informatat publike, sidomos në gjuhën e tyre, që është e drejtë kushtetuese për minoritetet”, është një prej pjesëve të raportit që ka cituar AGK.
Tutje, thuhet se raporti përmend edhe sulmet fizike në kohën e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe shtimin e padive SLAPP ndaj gazetarëve.
“Edhe pse gazetarët kanë besimin e shoqërisë, mediet e pavarura dhe gazetarët hulumtues janë shpesh cak i fyerjeve dhe lajmeve të rrejshme në medie sociale. Ata akuzohen në mënyrë të padrejtë se janë ‘bashkëpunëtorë të armikut’, retorikë e përdorur nga grupe politike dhe fetare”, përfundon raporti.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale