Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve

07:06 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur ose të Zhdukur që kësaj radhe vjen me moton “20 vjet pritje, dhimbje dhe krenari”.

Për të kujtuar personat e zhdukur që nga koha e luftës në Kosovë, sot do të organizohen disa aktivitete.

Do të behën homazhe tek memoriali i personave të zhdukur para Kuvendit të Kosovës si dhe do të mbahet marshi për të pagjeturit në sheshet e Prishtinës.

Gjithashtu, do të promovohet libri “Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve” me rrëfimet e familjarëve të personave të pagjetur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme