Me rastin e 90-vjetorit të nisjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës për Indi, Qiriu i sjellë nga varri i saj në Kalkuta nga Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovë, do të shtegtojë në Shenjtëroren e Letnicës, në vendin ku Nënë Tereza e fitoi thirrjen për t’u bërë murgeshë e pastaj edhe misionare në shërbim të të varfërve.
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, pas shugurimit të Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në nëntorin e kaluar pati shtegtuar te varri i Shën Nënë Terezës në Kalkuta për të falënderuar Zotin për dhuratën e Katedrales, që me ndërmjetësinë e saj u ngrit në kryeqytetin e Kosovës.
Te varri i Shën Nënë Terezës në Kalkuta, ipeshkvi ka ndezur një qiri dhe ka kremtuar meshën e shenjtë me argjipeshkvin e Kalkutës dhe me motrat e Nënë Terezës. Atë qiri – simbol i dritës së Nënë Terezës – ipeshkvi e ka sjellë me vete në Kosovë.
Në ndalesën e tij në Vatikan, në meshë me Papa Françeskun në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Ditën Botërore të të Varfërve, qiriu u bartë në procesion, bashkë me dhuratat eukaristike, që u bë simbol i dritës dhe dashurisë së Nënës për të varfërit e gjithë botës.
Pas kthimit të tij në Kosovë, i njëjti qiri, më 26 nëntor 2017, në meshën e së dielës, është bartur në procesion te altari kryesor i Katedrales, dhe pas homelisë, ipeshkvi në procesion me meshtarë, ministrantë dhe fëmijë e ka vendosur te Relikti i Gjakut të Nënë Terezës, me flakën e të cilit është ndezur Qiriu i Nënë Terezës, i cili qëndron i ndezur pandërprerë dhe jep dritën e dashurisë së Nënës.
Që atëherë, besimtarë e njerëz vullnetmirë kanë mundur ta porositin Qiriun e Nënë Terezës për arsye të tyre personale, me anë të cilit nijetet e tyre bashkohen me lutjet e bashkësisë në Shenjtërore.
Sot në Vigjiljen e Zojës së Letnicës, qiriu do të shtegtojë në Letnicë, i bartur nga Shenjtërorja Shën Nënë Tereza.
Shtegtimi i Qiriut do të bëhet në këtë mënyrë:
Nga Prishtina do të shkojë deri në Kishën e Zemrës së Krishtit në Viti, nga do të shtegtohet këmbë deri në Letnicë. Nisja bëhet në ora 13:30. Shtegtimit i prinë Imzot Dodë Gjergji, i shoqëruar nga meshtarë, rregulltarë e rregulltare dhe nga populli i Zotit. Gjatë shtegtimit Qiriu do të bartet i ndezur, fillimisht nga ipeshkvi e pastaj nga meshtarë dhe besimtarë të famullive, të cilët do të janë të pranishëm në shtegtim. Arritja në Letnicë parashikohet të jetë në ora 16:30-17:00, ku do të priten shtegtarët nga Rektori i Shenjtërores dhe të devotshmit e Zojës së Letnicës.
Qiriu do të vendoset fillimisht në Shenjtërore te altari i Zojës, e në ndërkohë do vendoset pranë figurës së Shën Nënë Terezës dhe reliktit të saj. Në këtë mënyrë, ky qiriu do të mbetet gjithnjë i ndezur në këtë Shenjtërore, ku Gonxhe Bojaxhiu para 90 vjetëve e pati ndezur te kjo Zojë qiriun dhe në dritën e tij i lutej asaj ta ndihmojë të vendos t’ia kushtojë jetën Zotit si misionare në Indi.
Pas meshës së mbrëmjes (ora 19:00) Qiriu do të bartet në procesionin tradicional rreth objekteve të Shenjtërores së Letnicës e do të mund të nderohet nga të gjithë shtegtarët dhe devotshmit e Zojës së Letnicës dhe Shën Nënë Terezës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...